E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 71 kg mariuhanë, largohen trafikantët

Tre persona kanë tentuar të kalojnë kufirin grek me tre canta shpine në krah. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tyre, të cilët në ato momente lëshuan çantat në tokë dhe duke përfituar nga errësira mundën të largoheshin 

GJIROKASTER-Rreth 71 kilogramë mariuhanë janë kapur në mesnatë në kufi me Greqinë pranë Leskovikut në Gjirokatër. Tre persona kanë tentuar të kalojnë kufirin grek me tre canta shpine në krah. Efektivë të policisë së Gjirokastrës në Leskovik kanë konstatuar se rreth orës 00.30, po transportohej me krahë nga tre persona një sasi lënde narkotike nëpërmjet kodrave mbi aksin rrugor, në vëndin e quajtur Ura e Kokës, pranë vijës së kufirit të gjelbër, midis Çarshovës- Tre -Urave dhe Leskovikut. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tre personave, të cilët në ato momente lëshuan çantat në tokë dhe duke përfituar nga terreni mjaf i vështirë malor dhe errësira mundën të largoheshin. Ne vendngjarje u gjetën 3 çanta shpine të mbushura me pako në formë cilindrike të mbështjella me letër nartriban te tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë. Sasia e lëndës së sekuestruar rezultoi të ishte 71 kilogramë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›