Kuvend, mungon opozita. Paloka: Janë pinjollë kriminelësh
Nga Daniela Bonollari
Mazhoranca ka diskutuar sot e vetme në sallë pa prezencën e opozitës. Diskutimet u përqëndruan vecanërisht në cështjen e dosjeve. Deputeti demokrat, Edi Paloka akuzoi opozitën si mbështetës të kriminelëve të diktaturës
TIRANE-Seanca e sotme e radhës në Kuvend u zhvillua pa prezencën e deputetëve të opozitës të cilët kanë deklaruar se se do te kthehen ne salle, vetem kur te vije per miratim dekreti i presidentit per Kodin Zgjedhor.
Mazhoranca ka diskutuar sot e vetme në sallë pa prezencën e opozitës. Diskutimet u përqëndruan vecanërisht në cështjen e dosjeve, ligji për të cilat u miratua ditën e hënë. Deputeti demokrat, Edi Paloka akuzoi opozitën si mbështetës të kriminelëve të diktaturës me deklaratat e njëpasnjëshme që kanë dhënë për ligjin e lartpërmendur. “I ndjek me neveri perpjekjet e atyre qe jane perfaqësues të popullit për cështjen e dosjeve. Ata po u dëshmojnë të gjithë shqiptarëve që u dhunuan nga dikatura dhe jo vetëm, se janë mbështetës të kriminelëve të diktaturës. Ata po përpiqen me debate dhe diskutime që janë bërë për këtë projektligj per t’iu paraqitur ndërkombëtarëve si mbështetës të perskutorëve pasi kështu shpresojnë të vijnë para zgjedhësve të tyre. Po e vërtetojnë se janë pinjollë kriminelësh”.
Paloka më tej shtoi se ligji i hartuar nga mazhoranca do të vërë drejtësi, pasi sic theksoi ai “janë mbushur institucionet me ish-sigurimsa e ish-persekutorë”.
Ligji “Për pastërtinë e figurës së zyrtarit” u miratua ditën e hënë në seancën e radhës të parlamentit me 74 vota pro, ndërkohë që opozita braktisi sallën. Ligji u kontestua një ditë më pas nga PS, OSBE, dhe qeveria amerikane. Sipas partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ligji ngre pikëpyetje serioze në përbërjen e tij.
(d.b/BalkanWeb)