E Diel, 1 Nëntor 2026

Korridori 10 merr 388 milionë euro kredi nga BB

Zyrtarë nga Banka Botërore dhe qeveria e Serbisë përfunduan negociatat për financimin e tre seksioneve të korridorit paneuropian numër 10, i cili pritet ta lidhë Serbinë me pjesën tjetër të Europës. Të treja projektet parashikohet se do të kushtojnë 388 milionë dollarë dhe do të financohen përmes kredisë nga BB. Martin Humphreys, menaxheri i projektit për BB, deklaroi në një konferencë për shtyp se paratë do të hidhen për segmente që lidhin Serbinë me Bullgarinë. Puna pritet të nisë në mes të nëntorit. Kredia do të shlyhet për 20 vjet, duke filluar nga viti i nëntë dhe ka një interes prej 1.6 për qind. Projekti pritet të miratohet nga bordi i drejtorëve të Bankës Botërore në mbledhjen e planifikuar për më 8 korrik, ndërkohë që duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Serbisë.

Korridori paneuropian nr.10 pritet të lidhë Europën Perëndimore me Greqinë dhe Turqinë. Në Serbi kalojnë 800 kilometra nga kjo autostradë. Serbia ka planifikuar të ndërtojë 380 kilometra autostrada të shpejtësisë së lartë, 165 kilometra autostrada vendore dhe 255 kilometra rrugë dykalimshme.

Korridori 10 është parë si një konkurrent i korridorit paneuropian nr. 8, i cili kalon nga Italia e Jugut në drejtimin Durrës-Stamboll. Korridori 8 ka mbetur ende në nivel superstrade me rrugë dykalimshme, me përjashtim të disa segmenteve të vogla në Maqedoni e Bullgari.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›