E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqata e Ricikluesve: Të zbatohet ligji për mbetjet

 Kjo, sipas Shoqatës së Ricikluesve, do të sillte përfitime mjedisore dhe sigurim të lëndëve të para për këtë industri. 

“Industria e riciklimit në vend është e interesuar që të plotësohet kuadri ligjor dhe standardet njëlloj si për homologët e saj në vendet e BE. Industria e riciklimit po asfiksohet nga mungesa e lëndëve te para, për arsye se ato nuk gjenden mjaftueshëm brenda vendit, për shkak të mungesës së ndarjes në burim te mbetjeve”, tha në një deklaratë për mediat Bardhyl Balteza, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve.  

Ai shtoi se “Shoqata e ricikluesve është në mbështetje të plotë të investimeve të huaja në fushën e riciklimit në vendin tone”.  Ndërkohë, kërkoi distancim të Partisë Socialiste nga prononcimi i djeshëm i deputetit Erion Brace. “Ne kërkojmë që klasa jonë politike e çdo krahu qoftë ajo, të inkurajojë investimet e huaja në Shqipëri dhe të konsiderojë industrinë e riciklimit si prioritare dhe pasuri të çmuar kombëtare”, tha Balteza. /Start/

                                                                                             2012-07-28 13:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›