Mori vjedhjesh nëpër makina, Bata dhe Beba kapen me “presh në duar”

Tiranë, 23 Janar NOA – Ishin duke kryer
vjedhjen e radhës si një punë rutinore duke "përlarë"pasqyrat e një makine por
kapen në flagrancë dhe duke mos mjaftuar kjo, u provohen dhe një sërë vjedhjesh
të tjera.
"Halli"ka zënë Klodian Shezo Bebën një
25-vjçar dhe Fabian Medi Batën, 23 vjç, që të dy, lindur dhe banues në Tiranë,
të cilët u kapën "mat"dje nga forcat policore të komisariatit Nr.1 në Tiranë.
Policia komunikoi zyrtarisht sot se operacioni
u krye dje në mesditë në rrugën "Petro Nini Luarasi”, kur autorët janë kapur në
tentativë, duke vjedhur kasetofonin në mjetin e markës "Benz”, me targa TR 9623
E, në pronësi të një kryeqytetasi.Gjithashtu u konkludua se Beba, në bashkëpunim me Batën, janë autorë të
vjedhjeve të mëposhtme:- Më 07.11.2009, në rrugën ‘Ali Demi' në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur
kasetofonin në mjetin tip ‘Ford Fiesta'.
- Më 06.09.2009, në rrugën ‘Mihal Grameno', kanë vjedhur kasetofonin në një mjet
tip ‘Opel Korsa'.
- Më 18.01.2010, në rrugën ‘Ali Visha', dyshohet se kanë vjedhur pasqyrat në
mjetet me targa TR 2915 S dhe VL 8019 C, në pronësi të dy shtetasve.Policia tha se materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të ‘vjedhjes
së mbetur në tentativë' dhe ‘vjedhjes' në bashkëpunim më shumë se një herë, në
ngarkim të Klodian Bebës, ndërsa Fatjon Bata, do të ndiqet në gjendje të lirë.
e.r/NOA