“Mesnata"shkatërron bandën e plaçkitjeve të lokaleve në Tiranë

Tiranë, 23 Janar NOA - Operacioni i koduar "Mesnata”
godet në Tiranë një grup kriminal prej 6 personash, një prej tyre shpallet në
kërkim policor operacioni u krye nga shërbimet e hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë
Nr.3 Tiranë, duke bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal me tendencë
vjedhjet e pasurisë.
Gjithçka erdhi sajë një pune të mirëfilltë hetimore dhe operacionale, duke
arritur dokumentimin ligjor dhe goditjen e një grupi kriminal i përbërë prej 6
personash, si rezultat i një hetimi 40 ditor.
Të ndaluarit janë Arjan Skënder Fejzullari, 38
vjç, lindur e banues në Tiranë, Valter Shefqet Vladi, 19 vjç, lindur në Dibër
dhe banues në Laknas, i dënuar më parë për vjedhje, Simon Robert Thanasi, 28 vjç,
lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë në shtetin Grek, për shitje të
lëndëve narkotike, Ilir Agim Shehi, 32 vjç, lindur e banues në Tiranë, i
dënuar dy herë për vjedhje dhe Ilir Veiz Zenko, 44 vjç, lindur dhe banues në
Mëzez, i dënuar më parë për plagosje.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, i cili tashmë
është identifikuar por për arsye të hetimit nuk u dhanë gjeneralitetet e tij.Ndalimi i të gjashtëve, u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin
janë autorë të një sërë vjedhjesh lokalesh e banesash të ndodhura në këtë
fillim viti, në Tiranë.Kapja e Arjan Fejzullahut u realizua në sajë të posedimit të informacioneve mbi
vendndodhjen e tij, i cili qëndronte i fshehur tek disa të afërm në qytetin e
Elbasanit, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë u kapën në Laprakë."U konkludua se autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin pasi realizonin
vjedhjet, sendet e marra i dërgonin në qytetin e Elbasanit në një pikë shumice,
me synim shitjen dhe përfitimin monetar të tyre, sende të cilat u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, - tha Alama Katragjini, shefe për
mediat në Policinë e Tiranës.
Ajo detajoi se janë dokumentuar tërësisht,
përfshirja e tyre në vjedhjet e mëposhtme:- Më datë 02 janar 2010, dyshohet se në Rrugën e Durrësit në Tiranë, kanë
vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të një shtetasi.
- Më datë 10 janar 2010, në rrugën ‘Gjergj Legisi', pranë shkollës ‘Aleks Buda',
kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të një shtetasi.
- Më datë 13 janar 2010, në Rrugën e Durrësit në Tiranë dyshohet se kanë
realizuar vjedhur me thyerje të një lokal bar-kafe ‘Bistro'.
- Më datë 20 janar 2010, në rrugën ‘Pandi Dardha', dyshohet se kanë vjedhur me
thyerje lokalin ‘Agri'.
- Më datë 21 janar 2010, në rrugën ‘Lord Bajron', dyshohet se në bashkëpunim me
njëri tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të një shtetasi.
- Më datë 05 janar 2010, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal në
Laprakë.
- Më datë 08 janar 2010, po në Laprakë
dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të një shtetasi.
- Më datë 20 janar 2010, në rrugën ‘Don Bosko' në Tiranë kanë vjedhur me
thyerje furrën e bukës ‘Thethi'.Po ashtu, u dokumentuar tërësisht implikimi tyre në vjedhjet e mëposhtme:- Më datë 12 janar 2010, një lokal në Kodër Kamëz.
- Më datë 12 janar 2010, një lokal në Kodër Kamëz
- Më datë 07 janar 2010, një lokal në Kodër Kamëz.
Policia tha se në cilësinë e provës materiale
u sekuestruan një sërë sendesh të vjedhura, mjetet që përdornin për kryerjen e
veprave penale si kaçavidë, doreza, kapuç etj.
Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit
të komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë së bashku me seksionin përkatës po
punojnë intensivisht në drejtim të dokumentimit të tjerave vjedhjeve të
automjeteve dhe të banesave, të realizuara nga ky grup kriminal, të realizuar
në kohë e vende të ndryshme në Tiranë.
e.r/NOA