E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen dhjetë shtëpi në Tiranë

Dhjetë banesa janë shkrumbuar nga zjarri dhe sipas policisë, ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se zjarri është i qëllimshëm, raporton Start.

Zjarret kanë ndodhur në harkun e 20 ditëve në komunën e Shëngjergjit në Tiranë, pikërisht në fshatin Derje. Historia nuk është mbyllur ende, pasi banorët thonë se zjarret vazhdojnë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë për të parandaluar këto djegie masive. Banesat e djegura janë të shtetasve: Mexhit Masha, Bukurie Balliu, Ymer Puka, Xhelal Pyka, Hasan Pyka, Refat Pyka, Zyber Dinga, Nezir Dinga, Haxhire Lupja dhe Bilal Musa./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›