E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Misioni i EULEX-it ka hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.

Avokati i Behxhet Pacollit, Gazmend Nushi, ka kërkuar nga AKK-ja, që të kërkojë falje për këtë denoncim të shëmtuar siç është shprehur ai.

“Shpresojmë që së paku ndërgjegja e tyre do t’i shtyjë ata që në të ardhmen e afërt publikisht të deklarohen rreth shkaqeve, arsyeve dhe në veçanti, rreth motiveve me të cilat janë udhëhequr kur kanë vendosur ta depozitojnë Kallëzimin penal kundër z.Pacolli. Dhe asgjë më tepër” thuhet në letrën e avokatit Nushi dërguar opinionit publik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›