E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për makinat, 1 i plagosur

Gërvishtja e makinave për pak sa nuk është kthyer në shkakun e një tragjedie në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ku dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas gërvishtjes së automjeteve të tyre.

Situata ka degjeneruar në përdorimin e thikës, nga e cila ka mbetur i plagosur B.L., 26 vjeç.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autori i plagosjes, 22-vjeçari Klaudio Kulaj, është arrestuar nga policia. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›