E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me doza heroine për shitje, dy në pranga

ELBASAN- Dy të rinj janë ndaluar nga policia e Elbasanit të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore mësohet, se dy të rinjtë janë arrestuar në kuadër  të një operacioni të koduar Emigranti.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 27 dozave heroinë dhe arrestimin e dy të rinjve që merreshin me shpërndarjen e tyre.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale O. B dhe J. S. Materialet në ngarkim të 2 të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›