Ligji për bankat, shtyhet diskutimi në Komision

Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord të shtyjë në një tjetër mbledhje diskutimin e projekt ligjit për bankat.
Vendimi erdhi pas propozimit të bërë nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan shtyrjen e këtij diskutimi, me argumentimin se i duhej kohë për shqyrtimin e tij.
Sipas deputeteve të PS-së, drafti në fjalë do të shqyrtohet nga grupi parlamentar socialist e më tej do të jenë gati për diskutimin në mbledhjen e komisionit.