Meidani Sulmet ndaj kritikave te mia retorika mjerane
Një furtunë në gotë uji, e pasuar nga retorika mjerane.
Kështu i ka cilësuar ish-presidenti Meidani sulmet kundër shkrimit të tij për 300 mijë vendet e reja të punës, të artikuluara para dhe gjatë Kongresit të PS-së.
Në këtë intervistë për MAPO-n, Meidani tregon se arsyeja e mungesës së tij në Kongres lidhet me mbërritjen vonë të ftesës, të cilën e kishte marrë prej rojës së godinës në orën 21:00 të mbrëmjes së premte.
Nga ana tjetër, ish-Presidenti e vlerëson përmbajtjen e Kongresit si tradicionale, ose kthim me këmbë në tokë.
“Një ditë para kongresit të PS-së, në shumë kanale televizive u zhvilluan debate politike-ekonomike. Kjo më pëlqeu, madje për këto debate ka nevojë politika e qytetari.
Në një mënyrë apo tjetrën, m’u duk se dhe unë kisha dhënë kontributin tim në nxitjen dhe zhvillimin e tyre, nisur dhe nga një shkrim i një dite më parë në gazetën “Panorama”, me titullin tim “A mund të hapen 300 000 vende pune brenda një mandati qeverisës!?...” Pavarësisht “lojës politike-redaktoriale”, apo “zhyerjes” në të zezë të një pjese të materialit në shtypshkronjë (të paktën në kopjet që unë dhe disa miq të mi patën në dorë!), ai mishëronte me germa, me pika e presje të gjithë atë që unë mendoja dhe argumentoja me shifra e llogaritje konkrete për çështjen në fjalë.
Pa dyshim, pa pretenduar për një të vërtetë absolute timen. Ama, duke u bazuar në një përllogaritje të përafërt mbi koston e një vendi pune, kosto që në vetvete nuk është çështje retorike politike, por mbi të gjitha një çështje numrash.
Çudia e madhe ishte nisja e një furtune në gojë uji kundër këtij artikulli. Për më tepër, deri tani nuk kam ndeshur ndonjë llogaritje konkrete kundërshtuese ndaj asaj llogaritje, por veçse shpalosje politike e retorikë mjerane”.
Sa u përket përpjekjeve për bashkimin e të majtëve dhe rikthimin e disa prej emrave të larguar më parë në asamblenë kombëtare, Meidani thotë se bashkimi është shumë më tepër dhe se pas 6 apo 7 vitesh hallakatje kjo është shumë e vështirë për t’u arrirë.
“Për mua, lidhja shpirtërore dhe përvoja janë domosdoshmëri për realizimin e suksesit të një partie politike.
Me të lidhet dhe alternimi i drejtë i brezave dhe balancimi i suksesshëm i tyre. Kjo u deformua tej çdo mase, por tani, qoftë dhe pjesërisht, diçka është kuptuar, ama pas 6-7 vjetëve hallakatjeje dhe orientimi të dezorientuar.
Gjithashtu, kërkohet akoma punë për ta kuptuar, se, nga ana tjetër, për një parti politike, në vend të teatrit e skenimit artistik kërkohet bark, shpirt, zemërgjerësi e njerëzillëk, mirëkuptim e respekt i ndërsjellë midis anëtarëve, pavarësisht pozicioneve të tyre partiake apo anëtarësisë së thjeshtë” ....
Në diskutimet e Kongresi të Partisë Socialiste në disa fjalime ish-presidenti Mediani u sulmua nga diskutantët për dyshimet e tij në premtimet e socialistëve.
Në anën tjetër, disa eksponentë të Partisë Socialiste menjëherë i dënuan deklaratat kundër tij.