E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga Ludovik Sufaj

KOPLIK- Policia ka arrestuar nje banor te fshatit Bzhete te komunes se Shkrelit nen akuzen e kultivimit te bimeve narkotike, kanabis sativa. Sipas burimeve policore, mesohet se ne pranga ka rene shtetasi Ludovik Sufaj, banues ne lagjen Culaj ne qytetin e Koplikut. "Ndalimi i tij, u be sepse ne oborrin e baneses, nje dite me pare u gjeten dhe asgjesuan 30 rrenje kanabis sativa"- thane burimet e policise lokale. Policia mesohet se kishte marre informacion me pare per ekzistencen e bimes narkotike te mbjelle dhe ka shkuar aty e shoqeruar dhe nga kryetari i keshillit bashkiak te qytetit te Koplikut. Ne momentin kur eshte gjetur bima narkotike, kryefamiljari Sufaj nuk eshte gjetur ne banese, por ai eshte kapur. Ndersa eshte bere asgjesimi i bimes narkotike, policia ka kryer veprimet perkatese dhe ka marre mostrat per ekzaminime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›