Kapen ne pese dite ne qytet 65 palestineze
SARANDE- Ditet e fundit nje tjeter problem ka nisur te behet prezent per Policine Kufitare te Sarandes. Shtetas te huaj nga 10-12 te tille ne dite synojne vendin tone te ardhur nga Greqia nepermjet kufirit te gjelber. Burime te policise se Sarandes bene te ditur se ne 5 ditet e fundit rreth 65 shtetas te huaj nga Lindja e Mesme kryesisht palestineze kane hyre nga Greqia permes kufirit te gjelber duke synuar fillimisht qytetin e Sarandes per te vijuar me pas ne shtete te tjera. Nga intervistimet e bera me grupet e kapura nga policia vihet re se personat e kapur jane meshkuj kryesisht
mosha te reja nga 20-28 vjec. Ata nuk disponojne me vete asnje lloj dokumenti identifikimi. Personat e kapur kane deklaruar se vijne ne vendin tone per te kaluar nga ketu ne vende te tjera. Ky kontingjent sipas policise rezulton te jete i papune ne shtetin grek.
Pas regjistrimit ata jane shoqeruar ne qendren pritese ne Livadhja dhe prej andej sipas nje marreveshjeje mes dy policive kufitare shqiptare dhe asaj greke do te kthehen perseri andej nga kane hyre. sh.d