E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selanik bombe ne makinen e konsullit te Shqiperise

Ngjarja ka ndodhur ne ora 0330 te mengjesit. Policia greke ka pohuar se automjeti i markes Audi me targe diplomatike 54-23 ishte parkuar ne oborrin e pallatit ku jeton diplomati shqiptar ne rrugen Anagjeniseos nr.9 ne lagjen Pilea te Selanikut. Ne lidhje me kete ngjarje Ministria e Jashtme ne Tirane ka reaguar dje duke kerkuar hetimin dhe zbardhjen e plote te rrethanave te shperthimit ne automjet. Shperthimi i ndodhur dje ne mengjes prane baneses se konsullit shqiptar Thoma Nini ka angazhuar efektiva te policise greke dhe zjarrfikeseve. Pas shuarjes se flakeve ekspertet kriminaliste dhe zjarrfikesit kane kryer ekspertizen e vendit te ngjarjes duke arritur ne perfundimin se makina eshte shkaterruar si pasoje e vendosjes se nje bombe artizanale me bombola gazi ne pjesen e poshtme te automjetit. Sipas policise se Selanikut njoftohet se ngjarja eshte klasifikuar si nje akt terrorist i kryer nga grupet anarkiste qe veprojne ne zonen e Selanikut. Sipas policise nuk eshte ende e qarte nese autoret e ngjarjes kane qene te vetedijshem se po sulmonin makinen e konsullit shqiptar. Megjithate hetuesit thone se targat diplomatike kane qene nje karrem per autoret e ngjarjes pasi anarkistet ne disa qytete te Greqise ne menyre te vazhdueshme synojne te shkaterrojne objektet qe u perkasin diplomateve te huaj. Gjate viteve te fundit policia greke ka dokumentuar edhe kater raste te tjera sulmesh te ngjashme ne automjetet qe i perkasin konsullit shqiptar ne Selanik Thoma Nini. Makina e tij here ka rene pre e sulmit me zjarr dhe here e vendosjes se eksplozivit ne parkimin e baneses dy here dhe ne parkimin e Konsullates. Vitin e kaluar nje automjet i nje oficeri te Konsullates se Shqiperise ne Selanik eshte djegur nga persona te paidentifikuar. Lajmi per ngjarjen e ndodhur me automjetin e konsullit shqiptar Thoma Nini eshte pasqyruar dje edhe ne mediat nderkombetare. Sipas referimit te ketyre mediave tek policia greke eshte njoftuar se ngjarja mund te jete akt i grupeve ekstremiste qe veprojne ne zonen e Selanikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›