E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare Hyka te Tirana Halili i paguan kartonin

Lajmi eshte konfirmuar mbreme nga vete Halili ne nje prononcim per Panorama. Nderkaq edhe klubi grek i Panioniosit ka zyrtarizuar divorcin me lojtarin shqiptar duke e lajmeruar ne nje deklarate ne faqen zyrtare te klubit. Nderkaq sot pritet qe futbollisti te mberrije ne Tirane per te firmosur edhe kontraten me bardheblute. Sipas informacioneve Hyka do perfitoje 80 mije euro ne sezon ndersa sdihet ekzaktesisht kohezgjatja e saj. Presidenti i Tiranes ka theksuar se Hyka do te ndihmoje shume skuadren per te arritur objektivat e ketij sezoni. Nuk ka qene e lehte per ne qe te sillnim ne klub kete futbollist. Por une e pata premtuar qe ne fillim te merkatos se do tu beja disa dhurata te bukura tifozeve te Tiranes dhe Hyka eshte njera prej tyre. Duhet ta pranojme qe ky eshte nje nga lojtaret me te dashur te tifozerise por une do te punoj deri diten e fundit edhe per te marre qe tani sherbimet e Ervin Bulkut. Them se do tia arrij. Ne nuk po mendojme me per nje skuader qe te mund te fitoje titullin kampion ne Superiore por per nje ekip qe ka mundesi te arrije deri ne turin e trete te Kupes se Kampioneve ka theksuar Halili. Me tej bosi bardheblu pohon se ne tratativen per te sjelle Hyken ne Tirane jane angazhuar shume menaxhere. Hyka ka mundur te lirohet perfundimisht nga Panionios pasi ka bere nje ujdi me drejtuesit e ketij klubi. Keta te fundit nuk deshironin qe ta shisnin lojtarin pasi pretendonin se ai mund te ishte pjese titullare sezonin e ardhshem dhe pranuan fillimisht qe vetem ta jepnin ne huazim. Por Hyka kerkoi me cdo kusht qe te ikte nga kampionati grek i futbollit duke kerkuar qe te shkepuste cdo lloj lidhjeje me klubin grek. Keshtu duke iu referuar rroges qe Hyka merrte te Panionios rreth 120 mije euro ne sezon duket se greket jane kenaqur vetem me faktin se u jane kthyer mbrapsht te gjitha parate qe i kane paguar deri tani lojtarit rreth 50 mije euro per gati gjysmen e sezonit qe ka tek kjo skuader.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›