Kapen nxënësit, rrahën me grushte mësuesin
Dy nxënësit binjakë kanë pasur një debat me mësuesin e tyre gjatë orës së mësimit dhe më pas ky i fundit ka rënë pre e dhunës së tyre
Korçë Nxënësit binjakë rrahin mësuesin në oborrin e shkollës, përfundojnë në ndjekje penale. Dy të rinj 19 vjeçarë kanë keqtrajtuar një mësues të shkollë së mesme në fshatin e tyre, ndërsa shkak i grindjes është bërë një debat gjatë orës së mësimit me mësuesin i njërit prej të rinjve nxënës i shkollës. Në fakt dy vëllezërit mësojnë në të njëjtën klasë, por sebep i sherrit është bërë fillimisht njëri prej tyre, ndërkohë që të dy më pas kanë ushtruar dhunë ndaj mësuesit duke e rrahur atë. Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë lokale mëoshet se shtetasit Orsel dhe Ornel Bollgurri 19 vjeçarë binjakë me njëri-tjetrin kanë keqtrajtuar në oborrin e shkollës së mesme “Nefail Rozani” të fshatit Potgorie mësuesin E.Xhone 25 vjeç që jep mësim në këtë shkollë. Të dy 19-vjeçarët ajnë banorë të fshatit ku shkojnë dhe në shkollë. Në fakt konflikti ka lindur pasi gjatë orës së mësimit kur mësuesi në fjalë ka dëbuar për sjellje jo korrekte nga mësimi nxënësin Orsel Ollguri i cili më pas ka hyrë në debat me mësuesin e tij. Në mësim ka qëndruar binjaku tjetër i cili nuk ka reaguar ashpër si vëllai i vet. Pas mësimit dy vëllezërit binjakë kanë pritur mësuesin në oborrin e shkollës duke e rrahur atë. Mësuesi ka njoftuar policinë për dhunën fizike duke kryer denoncimin, teksa dy 19-vjeçarët maturantë në këtë shkollë janë shoqëruar në polici, teksa akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Binjakët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, teksa ngjarja e rëndë ka tronditur nxënësit e shkollës në fshatin Potgorie. Ndërkaq drejtoria e shkollës do të mblidhet për të vendosur nëse do ketë masë për dy vëllezërit e dhunshëm ose jo. Mësuesi i është rikthyer procesit mësimor, pas situatës kritike që ka kaluar pas dhunës fizike të ushtruar mbi të.
I.V.