Kapen tre adoleshente vodhen vazot e varrezave te Sharres
Tre adoleshente jane shoqeruar ne ambientet e policise pasi dyshohet te jene autoret e vjedhjes se varrezave te Sharres ne Tirane. Duke hyre fshehurazi ne parcele ata grabisnin nga varret vazot prej bronzi dhe metale te tjera. Me pas materialet e marra nga varret shiteshin ne pikat e grumbullimit te hekurit dhe materialeve te tjera per nje sasi te konsiderueshme lekesh. Lajmi eshte bere i ditur dje nga policia e kryeqytetit sipas se ciles kjo e fundit ka arritur te identifikoje dhe te ndaloje tre adoleshentet qe kryenin vjedhje dhe dhunimin e varrezave. Sipas policise minorenet e arrestuar jane E. D 16 vjec banues ne Kombinat Tirane dhe E. M 16 vjec dhe S. Xh 16 vjec te dy banues ne Tirane. Sipas policise arrestimi i krye u krye sepse dje ne mesdite jane kapur ne flagrance duke vjedhur vazo bronzi ne varrezat Sharre Tirane. Policia sqaron marrja ne pyetje dhe ndalimi i tre minoreneve eshte bere ne prani te psikologut dhe avokatit.