E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strehoi autorin e grabitjes se NBG pranga 36-vjecarit

Nje 36-vjecar nga qyteti i Vlores eshte vene ne prangat e policise pasi akuzohet te kete strehuar njerin nga autoret e grabitjes se filialit te bankes greke NBG ne Durres ngjarje kjo e ndodhur te premten e kaluar ne kete qytet. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Durresit Ornela Cako sipas se ciles Gentjan Taipi 36 vjec nga Vlora akuzohet per vepren penale te perkrahjes se autorit te krimit pasi dyshohet se pas ngjarjes ka ndihmuar Luciano Elezin i arrestuar te dielen duke e strehuar ate ne banesen e tij. Gjithashtu Cako ka sqaruar se ne vijim te veprimeve hetimore per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje gjate kontrolleve te ushtruara u gjeten e sekuestruan ne cilesine e proves materiale shumat prej 12.000 euro 4000 dollare si dhe 200.000 leke. Ne kete kuader Drejtoria e Policise se Durresit ka falenderuar gjithashtu stafin e NBG Bank Durres per bashkepunimin e ngushte e te vazhdueshem deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Nderkohe qe ne lidhje me zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen ne nje kohe rekord autoret e dyshuar te saj nder detajet e operacionit policia e Durresit ka bere me dije se 37-vjecari Luciano Elezi u be e mundur ne bashkepunim me sherbimet e Drejtorise se Policise Qarkut Vlore qytet ne te cilin personi ne fjale fshihej per tju shmangur hetimit. Me 18 shkurt ky i fundit ishte shpallur ne kerkim nga ana jone per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim. Kjo pasi dyshohej se ne bashkepunim me Romeo Depallain e Dasho Jaupllarin kishin vjedhur me arme ne NBG Bank Dega Durres nje sasi te konsiderueshme parash e valute. Menjehere nga policia u krijua grupi hetimor dhe u procedua me veprimet e para ne vendin e ngjarjes per te vijuar me pas me punen hetimore. Gjate arrestimit te dy te pareve gjate se shtunes policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje pjese e shumes se vjedhur konkretisht rreth 23 milione leke te reja 2 arme zjarri pistoleta veshjet e perdorura per maskim si dhe automjeti tip Ford Fiesta me targa TR 9071 P i cili eshte perdorur nga autoret per largimin nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›