E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 1 kg heroinë në Fier, në pranga 27-vjeçari

Një sasi droge prej 1 kilogram heroinë është bllokuar mbrëmjen e djeshme nga policia në afërsi të Fierit.
 

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se droga është sekuestruar në askin rrugor Ballsh-Patos ndërsa është arrestuar edhe korrieri i saj.
 

Sipas policisë është arrestuar 27-vjeçari Arsen Hoxha i cili ishte duke transportuar drogën drejt kryeqytetit ku do të shitej në tregun e brendshëm.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë me akuzën e prodhimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›