E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shpërthim në një banesë në zonën e plazhit

Hidhet në erë një shtëpi banimi në zonën e plazhit në Durrës. Sipas të dhënave nga policia mësohet se nga shpërthimi me lëndë eksplozive nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, pasi familja nuk ndodhej në banesë.

Mësohet se shtëpia është shkatërruar thuajse plotësisht dhe është bërë e pabanueshme, si pasojë e këtij shpërthimi të fuqishëm.
 

Burime nga polciia e Durrësit bëjnë me dije se shtëpia i përkiste familjes Kajana, ndërsa sasia e eksplozivit, që dyshohet të ketë qenë i llojit tritol ishte vendosur në pjesën e tarracës së banesës.
 

Lidhur me këtë ngjarje, policia e qarkut ka mundur të arrestojë 3 presona të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërsa nuk bëhen me dije emrat e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se shkak për këtë shpërthim është bërë një konflikt pronësie për sipërfaqen e tokës në zonën e plazhit në Durrës, megjithatë ende nuk janë konfirmuar shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin ku u raportua shpërthimi dhe po heton për zbardhjen e rethanave të këtij rasti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›