Aksident në Qafë Buall, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qafë Buall.
Një automjet me të cilën udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë 55-vjeçari Nazif Mamiu ndërsa drejtuesi i mjetit dhe gruaja e 55-vjeçarit kanë pasur vetëm disa gërvishtje të lehta.
Menjëherë 55-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë ngrica në rrugë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.