Kapet 1 ton mariuane ne Berat
Afro 1 ton droge eshte zbuluar nga policia e Beratit, pas perfundimit me sukses te nje operacioni te nisur nje dite me pare. Keshtu u sekusestruan 995 kilograme, lende narkotike e llojit marihuan. Sipas policise sasia e madhe e droges se kapur ishte ambalazhuar ne 230 thase, me disa kilograme seicili. Sasia e marihuanes u kap, ne rrugen qe lidh qytetin e Beratit, me uren vajgurore prane Moraves, fshat i rrethit Berat. Ne prangat e policise ka rene shtetasi Ervis Aliaj, 28 vjec nga qyteti i Fierit, i cili ne momentin e bllokimit te marihuanes, drejtonte automjetin. Ne kerkim jane shpallur edhe shtetas te tjere, qe dyshohet qe kane lidhje me trafikun e droges ne drejtim te Greqise.