Kapet 15 kg marijuane ne kryeqytet, ne pranga "pronari"
Tirane- Deshton tentativa per shperndarjen e nje sasie te konsiderueshme droge ne kryeqytet. Plot 15 kilograme lende narkotike e dyshuar si marijuane eshte sekuestruar dje nga policia e kryeqytetit, ndersa ne pranga ka rene poseduesi i saj. Ai eshte Alfred Tufa, i cili u arrestua nga antidroga ne lagjen "Kombinat", ku edhe dyshohet se banonte. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, arrestimi i Tufes u be i mundur ne saje te informacioneve te mberritura ne sallen operative. Menjehere policia ka nisur hetimet e saj. "Kasollja" u kodua operacioni ku u be i mundur arrestimi i Tufes dhe sekuestrimi i sasise prej 15 kilograme marijuane, e cila ishte fshehur ne shtepi kasolle, ne te cilen dyshohet se vinte shpesh i dyshuari. Mesohet se sasia e droges ishte e paketuar ne 14 pako te presuara me natriban. Dyshohet se sasia e droges te jete nisur nga Lazarati, ku me pas do te shiteej ne tregun kryeqytetas. Burimet nga policia bene me dije se pervec Tufes kane nisur hetimet edhe per dy persona te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur per shkak te hetimeve. Ndaj Tufes, policia ka nisur procedimin penal me akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Po ashtu uniformat blu kane nisur hetimet per implikimin e personave te tjere ne kete trafik, gjetjen e vendit ku nga eshte nisur sasia e droges, si dhe destinacioni perfundimtar i saj, i cili dyshohet te ishte Italia. Nderkohe po dje dy shqiptare kane perfunduar nen pranga nga policia italiane. Mediat e vendit fqinj njoftuan se shqiptaret u kapen ne flagrance me kokaine. Te rinjte, te moshes 29 dhe 30 vjec, ishin duke shperndare nje sasi prej 80 gram kokaine e cila ishte e fshehur. Te arrestuarit akuzohen per vepren penale te "shperndarjes se lendeve narkotike".
R.C