Atentati, ekzekutohet ish-atleti i Dinamos
Tirane- Ekzekutohet ish-atleti i Dinamos Hasan Rakipi. Sportisti, i cili aktualisht ishte trajner atletike i ekipit te te rinjve te Tiranes, eshte qelluar sapo ka dale nga nje lokal ku ka pire kafe me shoket dhe ishte duke hipur ne makinen e tij. Nje person ende i paidentifikuar, e ka pritur sportistin deri sa ka perfunduar kafen dhe ne momentin qe ai ka vene kemben ne makinen e tij, e ka qelluar ate me 6 plumba pistolete, ne koke dhe trup, duke e lene 56-vjecarin te vdekur ne vend.
Ngjarja
Pasditen e djeshme, trajneri i atletikes se te rinjve te Tiranes, ka perfunduar stervitjen ne kompleksin "Rinia", ku kryhen edhe stervitjet e Kombetares shqiptare dhe rreth ores 18:00 mesohet te kete qene duke pire kafe ne ambientet e nje lokali, se bashku me dy shoket e tij. Ne nje moment njeri prej shokeve te tij eshte ngritur per te shkuar ne tualet, ndersa tjetri ka vazhduar i qete biseden me te. Pasi ka pire kafen, ai eshte drejtuar per tek makina e tij e parkuar aty prane, per te shkuar me pas drejt shtepise ne Laprake. Nje person qe mendohet se e ka pritur gjate, sportistin, ka shkrehur ndaj tij 6 plumba pistolete TT, ne momentin qe Rakipi ka vene kemben per te hipur ne makine. Ish-atleti i Dinamos, ka gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas burimeve nga policia autori i kesaj ngjarjeje ka perfituar nga erresira si dhe moti i keq me shi dhe me pas eshte larguar ne drejtim te paditur me nje automjet.
Hetimet
Efektivat e komisariatit numer 5, si dhe inspektoret e krimit te seksionit kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku kane kryer edhe veprimet e para hetimore. Pas rrethimit te vendit te ngjarjes, ata kane shoqeruar te gjithe personat qe ndodheshin ne lokal ne momentin qe ka ndodhur krimi. Te dy shoket e viktimes, jane marre ne pyetje per ngjarjen. Burime nga policia kane bere me dije se nuk dihet kush jane arsyet e ketij krimi te ndodhur pasditen e djeshme, ndersa jane duke u hetuar te gjitha pistat e mundshme. Policia eshte duke kryer verifikimeve edhe per ndonje ngjarje te meparshme, e cila mund te coje ne zbardhjen e vrasjes se Rakipit. Ne te gjithe zonen jane ngritur postblloqe per te bere te mundur identifikimin dhe kapjen e autorit te krimit. Nderkaq ne vengjarje jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale, gezhojat e plumbave te qitura nga arma e autorit te vrasjes.
R.Caushaj
18:00
Ora
Kur ish-atleti Hasan Rakipi eshte ekzekutuar, pasi ka pire kafe se bashku me dy shoket e tij ne ambientet e nje lokali, prane kompleksit ku luhen ndeshjet e Kombetares.
Motivet
Policia e kryeqytetit ka bere me dije se ende nuk dihen motivet perse eshte ekzekutuar ish-atleti. Policia eshte duke hetuar te gjitha pistat e mundshme te ketij krimi, ndersa ne pyetje jane marre te gjithe personat qe ndodheshin te pranishem ne vendngjarje.
Hetimet
Policia e kryeqytetit ka kryer te gjitha veprimet paraprake ne vendngjarje. Autori mendohet se e ka pritur Rakipin dhe ka shfrytezuar momentin per ta qelluar ate per vdekje. Me pas ai eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu kane ngritur postblloqe per kapjen e autorit.