E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, per dy ore permbytet Vlora

Vlore-Me pak se nje ore reshje shiu, kane mjaftuar qe te mbuloheshin rruget e qytetit te Vlores nga sasia e madhe e ujit, duke shkaktuar dhe permbytjen e shumices prej rrugeve. Ne disa zona, uji shkaktoi veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve, po ashtu dhe te kembesoreve, pasi edhe trotuaret u gjenden nen uje. Akoma me shqetesuese kane qene kanalizimet e hapura per ujesjellesin e ri, ku shume automjete u demtuan si pasoje e kalimit ne to, per shkak te mungeses se sinjalistikes ne zonat e punimeve. Fatmiresisht kjo situate permbytje nuk ka zgjatur me shume se dy ore, ku uji eshte terhequr, por duke lene pas balte ne shume rruge te qytetit. Sipas shefit te sherbimeve publike ne bashkine e Vlores Ardian Musta, kjo situate eshte shkaktuar per shkak te reshjeve shume te dendura pa nderprerje te shiut, te cilat bene qe edhe shume rruge te gjenden nen uje. Musta ka shtuar se per situaten eshte mbledhur menjehere shtabi i emergjences prane bashkise nen drejtimin e kreut te bashkise Shpetim Gjika, ku menjehere jane marre masat e nevojshme per terheqjen e ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›