Vdekja e nene e bije, vetevrasje
Kavaje-Eshte gati drejt perfundimit dosja penale, lidhur me tragjedine e ndodhur dy dite me pare ne Kavaje. Grupi hetimor e ka ngushtuar pisten e hetimit, duke e cilesuar si vetevrasje, ne kushtet e tronditjes psikike, vdekjen e gruas 22 vjecare Irma Daullja dhe vajzes se saj te mitur 2 vjece V.D. Megjithate grupi hetimor eshte duke punuar per te zbardhur teresisht, arsyet qe i shkaktuan gruas se re kete gjendje. Ne oret e vona te mbremjes se te premtes, eshte liruar bashkeshorti i viktimes Mikeljan Daullja. Ai u shoqerua ne komisariatin e Kavajes, menjehere pas ngjarjes, ku eshte marre ne pyetje per te sqaruar rrethanat e kesaj ngjarje te rende. Ai mesohet se jete shprehur se ne momentin kur gruaja bashke me vajzen, ka kryer aktin vetevrases, ai kishte qene ne gjume. Nder te tjera, Mikeljani ka pohuar se gruaja kishte shfaqur probleme gjate nates, ishte zgjuar disa here nga gjumi duke folur percart. Gjithashtu mesohet se mes ciftit nuk ka pasur grindje te forta, aq sa mund ta detyronin 22-vjecaren te ndermerrte nje akt te tille. Ne te njejten linje kane qene edhe theniet e te afermve te ciftit, te cilet jane shokuar nga e gjithe ajo qe ndodhi. Ata jane shprehur se Irma nuk kishte shfaqur me pare probleme te tilla dhe nuk ka vuajtur nga depresioni. Telefonata e fundit e viktimes, ka qene me kunatin e saj, te cilit gjithashtu i ka thene fjale te pakuptimta, ku mes te tjerash ka permendur se do te vetevritej. Ne dosjen hetimore jane shenuar te gjitha sqarimet e dhena nga te afermit, mes te cilave edhe marredheniet mes ciftit. Irma mesohet se ishte e papune dhe merrej me rritjen e vajzes, ndersa i shoqi punonte ne nje gomisteri. Ashtu sikurse kane pohuar edhe te afermit, bashshkeshorti i saj me origjine nga Kucova, here pas here konsumonte pije alkoolike, por nuk kishte qene problematik apo i dhunshem ne familje. Cifti jetonte prej pak kohesh ne nje pallat te ri 8-katesh ne qytetin e Kavajes. Dje trupat e pajete te nene e bije, jane percjelle dje per ne banesen e fundit, me te gjitha nderimet. Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e dy diteve me pare, kur 22 vjecarja bashke me krijesen e saj te vogel ne krahe, eshte ngjitur ne tarracen e pallatit dhe prej andej eshte hedhur duke gjetur vdekjen te dyja bashke, pas renies ne trotuar. Pasi eshte njoftuar nga nje prej fqinjeve, bashkeshorti i Irmes, Mikeljani eshte mundur t'i jape ndihme vajzes e cila kur ai ka mberritur ishte ne momentet e fundit te jetes.