E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 170 kg drogë, autorët ikin

Lënda narkotike u bllokua në një automjet në fshatin Sofratike, teksa drejtuesi i mjetit dhe tre persona të tjerë u larguan me shpejtësi.

Aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u ndërmor pas informacioneve në rrugë operative. Sapo kanë vënë re forcat e policisë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë gaz makinës duke u përplasur edhe në një mur dhe më pas e kanë braktisur atë dhe sasinë e drogës, duke u larguar nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e autorëve. /Start/

                                                                                             2012-05-09 12:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›