E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenca, ëndërr e bukur

Në mbledhjen e qeverisë, ai foli gjatë për vizitën që zhvilloi në Itali si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht në fushën e energjisë, por në fund e ceku edhe garën presidenciale, duke theksuar se për këtë temë do të merrej pas kthimit nga Samiti i Çikagos.

“Unë e kuptoj që mendjen e keni tek ethet presidenciale, kësaj radhe janë bërë shumë të forta, kanë përfshirë edhe gazetarët. Kanë zbritur edhe në nivele analistësh dhe gazetarësh, unë i përshëndes dhe them se nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale. Me presidentin do merrem pas kthimit nga Samiti i Çikagos, duke respektuar procedurën dhe ky është një angazhim që deklaruar dhe do vazhdoj ta respektoj”, nënvizoi Berisha.

                                                                                             2012-05-09 12:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›