PDIU përshëndet lirimin e Haradinajt

“Vendimi i lirimit të përkohshëm të z. Haradinaj është i vonuar, teksa ai kurrsesi nuk përbënte rrezik për mosparaqitje në gjykatë, në të cilën ishte paraqitur vullnetarisht dhe nga ana tjetër, një goditje që u tentua t’i bëhej nga akuza, jo vetëm z. Haradinaj, por në tërësi luftës së drejtë të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës”, thekson kjo parti.
“Deri më sot, përgjigja nga drejtësia ndërkombëtare ka qenë e qartë: lufta e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës ka qenë e drejtë dhe si z. Limaj ashtu edhe z. Haradinaj janë shpallur të pafajshëm në proceset gjyqësore të stisura ndaj tyre. Kjo na bën shpresëplotë dhe besimplotë se ky do të jetë përfundimi edhe ndaj rigjykimit të z. Haradinaj që përfundon në fund të qershorit në Hagë”, thuhet më tej. /Start/
2012-05-09 11:48