E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 22-vjecari, furnizonte me hashash QS

Tirane - Bie ne pranga shperndaresi i hashashit ne Qytetin Studenti. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se kane vene ne pranga 22-vjecarin Julian Lila, nga Tepelena por qe banonte ne godinen numer 6, ne qendren me te madhe studentore ne vend, pasi i jane gjetur 344 gram kanabis sativa. Policia e kryeqytetit tha se, specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Droges, prane Policise se Tiranes gjate mbremje duke u gdhire dita e djeshme, kane kryer arrestimin ne flagrance te Julian Lila, 22 vjec, lindur ne Tepelene dhe banues ne Qytetin Studenti, Tirane. Policia tha se, arrestimi i tij u krye pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne dhomen e tij ne Qytetin Studenti, eshte kapur ne flagrance me nje sasi bime te dyshuar lende narkotike e llojit kanabis sativa qe ishte e ndare ne 19 pako dhe 2 qeska te gatshme per shitje. Gjate aksionit, si prova materiale uniformat blu, jane sekuestruar, 344.4 gram lende e dyshuar bime narkotike e llojit kanabis sativa, nje aparat telefoni celular, ambalazhe per paketimin e lendes narkotike, nje rrotull natirban, e cila sherben per paketimin e lendes narkotike. Dosja ne ngarkim te te riut, i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›