E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet kerkesepadia e Dionis Teqjes kunder vendimit te prokurorise

Tirane - Gjykata e Tiranes ka pranuar dje, heqjen dore te prokurorise nga gjykimi, per ceshtjen e Dionis Teqes. Pas padise se bere nga Teqja, dje akuza ne seancen e pare i ka bere me dije gjykates se prej disa ditesh ishte hequr bllokimi i pasurive te tij. Per kete, keta te fundit jane terhequr nga padia, ndersa kerkesa eshte pushuar nga gjyqtarja e ceshtjes Shefkie Demiraj. Nderkohe ne ditet ne vazhdim pritet qe i njejti vendim te merret edhe per pronat e Erjon Isufit. Bllokimi i pasurive te Dionis Teqes ka bere qe ky i fundit t'i drejtohet Gjykates se Tiranes duke i kerkuar edhe zhbllokimin e pasurive te tij. Por vetem dy dite pas kesaj kerkese, organi i akuzes eshte terhequr duke zhbllokuar te gjitha pasurite e tij. Bllokimin pasurive erdhi menjehere pas kerkesave qe iu ribene bankave, dhe deges se Tatim-Taksave dhe Hipotekes per ngrirjen e pasurive te Erjon Isufit. Ndonese prokuroria vendosi sekuestron mbi pronat e tij, per te pare nese kishte dhe asete te transferuara nga pronat e Fazllicit, tre dite me vone me urdher te posacem prokuroria anuloi sekuestron. Anulimi erdhi pasi nuk u gjeten gjurme qe te lidhnin dy aktivitetet. Nderkohe tri dite me pare Erion Isufi, administratori i 3 kompanive te serbo-boshnjakut Damir Fazllic akuzuar per mashtrim financiar i kerkon prokurorise te kerkoje falje publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›