E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzi ne perrua dy te vdekur dy te plagosur ne aksident

Hetimi aksidenti per shkak te shpejtesise se madhe. Dy te aksidentuarit ndodhen ne gjendje te rende ne spital

Kane dashur te shkojne ne Peshkopi dhe per kete jane ngritur me heret se zakonisht per te udhetuar me makinen e nje te afermi te tyre. Rruga do te shkonte e qete por kjo deri ne vendin e quajtur Ura e Grezhdanit ne aksin rrugor Maqellare-Peshkopi kur automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targa te Dibres i drejtuar nga nje 19-vjecar ka humbur kontrollin dhe ka devijuar rrugen duke rene nga ura. Aksidenti i rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ku per pasoje dy persona kane gjetur vdekjen e menjehershme ndersa dy te tjere kane mbetur te plagosur rende. Nga te dhenat e policise mesohet se ne aksident ka gjetur vdekjen Kastriot Gjoni 22 vjec dhe Lavdosh Pacuku 20 vjec ndersa kane mbetur te plagosur Eriglen Gjoni drejtuesi i mjetit si dhe Donald Gjoni 19 vjec. Ngjarja eshte cilesuar si e rende pasi ka ndodhur ne buze te nje gremine te zones nderkohe qe nga te dhena te policise lokale eshte mesuar se nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga nje pakujdesi e shoferit te Benzit nga shpejtesia jashte normale te lejuara te qarkullimit rrugor. Megjithate policia tha se aktualisht pritet edhe permiresimi i drejtuesit te mjetit per te saktesuar dhe zbardhur krejtesisht motivet e aksidentit.

Ngjarja

Dy te vdekur dhe dy te plagosur ka qene bilanci tragjik i nje aksidenti automobilistik te ndodhur mengjesin e djeshem ne nje nga akset rrugore te vendit. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e njohur si Ura e Grazhdanit pergjate rruges Maqellare-Peshkopi te rrethit te Dibres kur nje autoveture e tipit Mercedes-Benz 250 me targa te Dibres ka rene nga nje ure duke perfunduar rreth 30 metra ne nje perrua. Aksidenti eshte pare nga banore te zones dhe shofere te rastit ne kete aks rrugor te cilet me pas kane njoftuar edhe policine e cila nuk ka vonuar te mberrije ne vendngjarje per tu dhene ndihmen e pare te aksidentuarve dhe per te filluar hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit qe u mori jeten dy te rinjve.

Hetimi

Policia eshte lajmeruar menjehere nga ata qe kane pare te gjithe skenen. Nderkohe qe askush nuk ka mundur te ndihmoje udhetaret e aksidentuar brenda ne makine per shkak edhe te pozicionit te veshtire ku ndodheshin makinat. Brenda pak kohesh punonjesit e Policise se Qarkullimit Rrugor te Dibres si dhe grupi hetimor kane mberritur ne vendin e aksidentit. Me shume veshtiresi per shkak te terrenit dhe vendit ku kishte rene mjeti policia ka mundur te nxjerre trupat si dhe te plagosurit me barele ne rrugen kryesore. Sipas deshmitareve okulare te cilet moren pjese per nxjerrjen e trupave treguan se perplasja e madhe kishte shkaterruar plotesisht makinen. Nderkohe te demtuarit jane transportuar me urgjence ne spital ku aktualisht ndodhen nen trajtimin e mjekeve specialiste. Hetimet paraprake te policise ne vendngjarje bejne me dije se shkak eshte bere humbja e vemendjes se drejtuesit te mjetit per shkak te tejkalimit te normave te shpejtesise.

Viktimat

Kastriot Gjoni 22 vjec

Lavdosh Pacuku 20 vjec

Te plagosur

Eriglen Gjoni drejtuesi i mjetit

Donald Gjoni 19 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›