Grabitja e NBG Bank kapet i fshehur ne Vlore i treti i bandes

Admirim Elezi fshihej ne nje banese ne Vlore. Dy bashkepunetoret e grupit u kapen dy dite me pare
Nuk ka zgjatur shume arratia e bashkepunetorit te trete te grupit te grabitesve te 30 mije eurove ne nje filial te bankes NBG ne qytetin e Durresit. Admirim Elezi 31 vjec nga ky qytet i denuar me pare per vjedhje ne Greqi eshte arrestuar gjate dites se djeshme ne nje banese te te afermve te tij ne qytetin e Vlores ku fshihej keto dy ditet e fundit. Arrestimi i tij eshte konfirmuar nga te dhena te policise se qytetit bregdetar nje dite me pare sipas te cilave i kerkuari Elezi dyshohet te jete bashkepunetori i trete qe ka marre pjese ne grabitjen e bankes greke. Nga te dhena policore mesohet se edhe pse nga ana e tij 31-vjecari ka mohuar te kete njohuri per ngjarjen provat e administruara nga ekspertet e kriminalistikes ne policine e Durresit kane vene me shpatulla pas murit Admirim Elezin. Dy dite me pare operacioni i finalizuar me sukses nga policia e Durresit do te conte ne arrestimin e Romeo Dapellait 24 vjec dhe Dasho Jaupllarit 41 vjec qe te dy banues ne Tirane ky i fundit i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te vjedhjes.
Arrestimi
Zbardhja e grabitjes se filialit te bankes NBG ne qytetin bregdetar te Durresit eshte arritur brenda nje kohe te shkurter kur strukturat e policise se ketij qyteti identifikuan dhe arrestuan diten e shtune dy nga tre autoret e dyshuar. Ne nje konference per shtyp dy dite me pare vete kreu i policise se Durresit Aleks Hajdari u shpreh Ne saje te nje hetimi voluminoz te drejtuar ne disa pista u arrit te behet i mundur identifikimi i 3 shtetasve te dyshuar si te perfshire ne kete ngjarje kapja e arrestimi ne flagrance i dy prej tyre si dhe shpallja ne kerkim e nje te treti. Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i dy pistoletave te perdorura gjate grabitjes se bankes sekuestrimi i nje automjeti te perdorur per largimin e shpejte nga vendi i grabitjes gjetja e veshjeve te perdorura nga autoret per kamuflim sekuestrimi i nje sasie te konsiderueshme nga shuma e parave dhe valutes se vjedhur. Sipas drejtorit Hajdari ne perfundim te aksionit u arrestuan Romeo Dapellai 24 vjec banues ne rrugen 3 Deshmoret Tirane Dasho Jaupllari 41 vjec banues ne te njejten rruge ne Tirane i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te vjedhjes. Gjithashtu nga puna e kryer rezultoi se bashkautor ne kete ngjarje ka qene edhe 37-vjecari Admirim Luciano Elezi banues ne qytetin e Durresit person i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te vjedhjes.
Hetimi
Pas hetimeve te kryera policia e Durresit do te deklaronte te shtunen per ngjarjen se rreth ores 0910 te se premtes ne filialin e NBG Bank te ndodhur prane kryqezimit te rruges 1 Maji Durres te maskuar dhe te armatosur kane hyre brenda ambienteve te bankes dhe nen kercenimin e armes kane mundur te grabisin aty nje shume te konsiderueshme parash dhe valute euro dhe dollare. Menjehere nga policia u krijua grupi hetimor dhe u procedua me veprimet e para ne vendin e ngjarjes per te vijuar me pas me punen hetimore. Pas arrestimit te shtetasve u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje pjese e shumes se vjedhur konkretisht rreth 23 milione leke te reja 2 arme zjarri pistoleta veshjet e perdorura per maskim si dhe automjeti tip Ford Fiesta me targa TR 9071 P i cili eshte perdorur nga autoret per largimin nga vendi i ngjarjes.
Te arrestuar
Romeo Dapellai 24 vjec banues ne Tirane
Dasho Jaupllari 41 vjec banues ne Tirane i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te vjedhjes
Admirim Luciano Elezi 37 vjec banues ne Durres edhe ky i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te vjedhjes
U sekuestruan
Nje pjese e shumes se vjedhur 23 milione leke te reja
2 arme zjarri pistoleta
Veshjet e perdorura per maskim
Automjeti tip Ford Fiesta me targa TR 9071 P i cili eshte perdorur nga autoret per largimin nga vendi i ngjarjes