E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ngushellime ne familjen Nikaj

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vizitoi dje familjen Nikaj ne fshatin Gryke-Manati te Lezhes per te shprehur ngushellimet per humbjen e djalit te tyre. Aleks Nikaj 36 vjec ishte babi i 2 vajzave njera 3 vjec dhe tjetra vetem 1-muajshe kur i ati humbi ne demonstraten e 21 janarit. Aleks Nikaj humbi jeten pasi u plagos ne koke por ai nuk mundi ti rezistonte plages dhe u nda jeta ne nje spital ne Turqi. Trupi i tij u soll ne Shqiperi ne date 6 shkurt per tu varrosur ne vendlindje nje dite me pas. Gjate vizites ne familjen Nikaj kryetari i PS-se Edi Rama ka qene i shoqeruar nga nena e tij zonja Aneta bashkeshortja Linda dhe anetari i Opozites se Bashkuar Prec Zogaj. PD eshte fjale shume e gjere dhe perfshin shume njerez te mire e njerez te ndershem. Qytetare qe kane te gjitha arsyet te kene ato mendime e ato simpati qe kane per parime e per vlera te djathta por kjo ska te beje me PD-ne. Ka te beje me nje regjim te nje grupi njerezish qe e kane uzurpuar edhe qe e kane kthyer ne kale te betejes se tyre per perfitime PD. Po nje gje jam absolutisht dakord qe drejtesia duhet te behet patjeter - ka pohuar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›