Korrupsioni, arrestohen 9 rrugore
Fier- "Furtune" ne Policine e Shtetit, 17 efektive te Qarkullimit Rrugor ne Fier vihen nen akuze per korrupsion. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, prangosi mbreme pas nje periudhe hetimore qe zgjati disa jave, 9 prej policeve rrugore qe sherbenin ne aksin Lushnje-Fier-Vlore, kurse tete te tjere u lane per hetim ne gjendje te lire. Nen akuze per korrupsion aktiv jane marre edhe 35 shofere te filmuar dhe fotografuar, duke iu dhene ryshfet uniformave blu ne postblloqe.
Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bene me dije se Sherbimi i Kontrollit te Brendshem (SHKB), kishte vene nen hetim prej disa muajsh 17 punonjes te policise rrugore te Komisariatit te Policise Fier. "Ne perfundim te ketij hetimi, per te cilin Sherbimi i Kontrollit te Brendshem bashkepunoi me njesine Task-Force ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier, u krye arrestimi i nente punonjesve te policise", thuhet ne njoftim. Te ndaluarit jane Arjan Xheka, Bardhosh Malaj, Flamur Derveni, Pellumb Toro, Pellumb Cepele, Vladimir Gjini, Leonard Brahimaj, Anesti Gjini dhe Ermir Gjonce.
Efektivet akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe me shume se nje here, kane kryer vepren penale te korrupsionit pasiv, gjate sherbimit pergjate aksit rrugor Lushnje-Fier-Vlore, duke u marre para drejtuesve te automjeteve ne kembim te mosndeshkimit administrativ per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
"Per te njejten akuze filluan hetimet ne gjendje te lire edhe per tete punonjes te tjere te policise rrugore ne Komisariatin e Policise Fier", deklaroi mbreme Ministria e Brendshme, duke mos dhene emrat e tyre per shkak te ceshtjes. Njekohesisht ndaj te dyshuarve eshte marre dhe masa e pezullimit nga detyra, deri ne zbardhjen e plote te ceshtjes dhe gjykimit te saj. Te ndaluarit akuzohen per kryerjen e krimit te "korrupsionit" dhe "shperdorimit te detyres".
Nen hetim mesohet se jane marre edhe 35 qytetare, drejtues automjetesh, te cilet ne kohe te ndryshme kane kryer vepren penale te "korrupsionit aktiv", duke iu dhene ryshfet ketyre punonjesve te policise rrugore, ne kembim te mosndeshkimit administrativ per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
Te arrestuarit:
Arjan Xheka
Bardhosh Malaj
Flamur Derveni
Pellumb Toro
Pellumb Cepele
Vladimir Gjini
Leonard Brahimaj
Anesti Gjini
Ermir Gjonce