E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet Lela, per vrasjen me thike te Myrtajt

Bolonja-Arrestohet 5 dite pas vrasjes se emigrantit shqiptar ne Bolonja te Italise, i dyshuari si autor i saj. Pas nje operacioni te policise se Bolonjes, dje ne mengjes u vu ne pranga Ilirjan Lela, 35 vjec nga Berati, i dyshuar per vrasjen e emigrantit shqiptar Ardit Myrtajt, ne nje lokal ne Bolonja. Pas arrestimit, policia e ka marre ne pyetje shqiptarin e arrestuar ne lidhje me ngjarjes. Policia ka perforcuar dyshimet e saj, se nje konflikt i vjeter mes dy shqiptareve, mesohet te jete edhe shkaku i vrasjes.

Sipas policise italiane, konflikti mes tyre ka nisur ne kohen kur te dy kane qene ne burg, te denuar per trafik lendesh narkotike. I dyshuari per vrasjen, e ka fajesuar ne burg Myrtajn, per arrestimin e tij nga policia. Dy shqiptaret jane pare naten e krimit, nga persona ne lokalin prane te cilin ndodhi vrasja. Ardian Myrtaj u masakrua me thike te shtunen, ndersa ai po dilte nga lokal "Willy il Coyote" ne qytetin e Bolonjes. I riu kishte marre tre goditje me thike ne trup, nje nga te cilat ne zemer qe i shkaktoi atij vdekjen e menjehershme.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›