Vrau per gardhin, vjen ne pranga matjani
Tirane-Ekstradohet nga Italia, nje person i denuar me 25 vjet burg per vrasje. Zenel Brahimetaj, 51 vjec, lindur ne Mat dhe banues ne Durres, u ekstradua dje rreth ores 17:20 nga Milano ne Tirane. Sipas policise ky person ishte shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat, ne date 11 dhjetor 1992 e ka denuar me 25 vjet burg, per vrasje me dashje dhe vrasje te mbetur ne tentative. Krimi per te cilin Zenel Brahimetaj eshte deklaruar fajtor, ka ndodhur mengjesin e 1majit te vitit 1992, ku Zenel Brahimetaj ka vrare me arme zjarri Muharrem Brahimetajn dhe ka tentuar te vrase dy vellezerit e viktimes, pas nje sherri banal ne lidhje me prishjen e nje gardhi qe ndante tokat e dy familjeve. Me hapjen e burgjeve ne mars te vitit 1997, Zenel Brahimetaj eshte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen, u be i mundur arrestimi i tij ne 17 gusht te ketij viti. Pas ekstradimit ne Rinas, Brahimetaj, i eshte dorezuar autoriteteve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
L.K
L.K