E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Hoxha nga mërgimi: Do apeloj dënimin tim

Share

Edhe pse është në mërgim prej pak kohësh, ish- shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, mësohet se ka kontaktuar me avokatin e tij dhe i ka kërkuar të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Siç raporton Panorama, avokati i Hoxhës ka dorëzuar ankimimin përpara pak ditësh. Ndër të tjera në ankimim thuhet se gjykata ka kryer edhe shkelje procedurale, pasi nuk e ka njoftuar Hoxhën për seancat gjyqësore.

Ish- shefi i Shtabit është dënuar me 6 vite burgim. Në fillim të këtij viti, ai u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›