E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet banda e maskave në Dibër, tre vjedhje në një ditë

Dibër, 07 Maj, NOA Policia e Dibrës ka arritur të vërë në pranga pjesëtarët e një preje bandave që ka terrorizuar banorët e zonës gjatë kohëve të fundit. Bëhet fjalë për tre të arrestuar të cilët në periudha të ndryshme kohore kanë grabitur njerëzit në rrugët e zonës së Dibrës.

Sipas policisë të arrestuarit janë, Mirian Demir Laçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Brest i Poshtëm të Dibrës. Ndricim Demir Laçi, 20 vjeç lindur dhe banues në fshatin Brest i Poshtëm i rrethit Dibër si dhe Lamir Hashim Shehi, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Limjan të rrethit Dibër.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar Shumbat, të organizuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër dhe Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Tre të rinjtë dyshohet se janë autorët e të paktën tre vjedhjeve të ndodhura në fshatin Shumbat të Dibrës në datën 16 prill të këtij viti.

Sipas policisë në të njëjtë ditë ata nën kërcënimin e armëve të zjarrit i kanë vjedhur një sasi prej 13.000 lekësh të reja, si dhe një aparat celular një personi tjetër. Po ashtu, gjatë kësaj dite, në vendin e quajtur Prroi i Kapshit, në afërsi të fshatit Rrenx të rrethit Dibër, po nën kërcënimin e armëve të zjarrit, i kanë vjedhur një tjetër shtetasi një sasi prej 2.500 lekësh të reja.

Policia sqaron se po në vendin e quajtur Prroi i Kapshit, nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë tentuar të vjedhin pasurinë e shtetasit Laim Muça.

Pas arrestimit të tyre policia ka sekuestruar dhe disa maska që përdoreshin për grabitje, 5 aparate celular, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak si dhe një çiklomotorr.

Ndërkohë që policia sqaro se po punohet edhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera për të cilat dyshohen se janë autorë këta persona.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›