Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve me arkivë dixhitale

TIRANË- Në Ministrinë e Drejtësisë paraditen e djeshme u zhvillua ceremonia e dixhitalizimit të arkivës ku shqyrtohen dokumentacionet e kërkuesve për dëmshpërblimin e të përndjekur, ku vetë aplikuesit nuk do kërkoj më informacion nga një punonjës i kësaj zyre, por, do hyjnë vetë në kompjuterët e vënë në dispozicion. Ky program u prezantua nga vetë Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, që nënvizoi se kjo risi do të shmangë burokracitë dhe do të rrisë transparencën e procesit.
"Çdo person që ka depozituar kërkesën për të përfituar në bazë të ligjit dëmshpërblim nuk do të marrë informacion në rrugë manuale por, do të ketë në dispozicion në këtë zyrë kompjuterin dhe vetëm duke paraqitur emrin e të dhënat e gjendjes civile mund të verifikojë të gjithë ecurinë e dosjes si ç'farë dokumentesh ka depozituar, cila është masa e përfitimit, ç'farë pengesash mund të jenë hasur gjatë shqyrtimit të saj, etj etj"-theksoi ministri Nishani. Nga ana tjetër, përmes kësaj arkiv do të verifikohet ecuria e gjithë procesit në zbatim të ligjit.
"Do të kemi një vendim qeverie që i jep prioritet atyre ish-të përndjekurve që janë ende gjallë, pa harruar pjesën tjetër të familjarëve që përfitojnë dëmshpërblim"-tha ministri Nishani gjatë fjalës së tij. Gjithashtu, ai shtoi se po punohet edhe për të trajtuar me akte të tjera problematikat që janë hasur gjatë zbatimit të ligjit për dëmshpërblim kryesisht ankesat e ardhura nga aplikuesit.
Sipas njoftimit zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, në arkivën dixhital e është hedhur informacion për rreth 20.500 dosje që janë në procesin e trajtimit nga Ministria e Drejtësisë. Para se kjo zyrë të bëhej dixhital e, kanë qenë persona të caktuar nga Ministria e Drejtësisë, të cilët u përgjigjeshin të interesuarve lidhur me ecurinë e dosjes së tyre, mangësitë apo jo të saj dhe çfarë shtesash duhej të bënte në të.
Ngritja e këtij programi dixhital izimit do të ndihmojë aplikuesit për dëmshpërblim, që të kërkojnë individualisht dhe të evitojnë burokracitë në zyra. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësuesit kryesore të Shoqatave të ish-të përndjekurve, të cilët në fjalën e tyre vlerësuan nismën e ministrit Nishani si dhe e falënderuan atë për mbarëvajtjen e procesit të dëmshpërblimit.