E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom, 25 % te aksioneve dalin ne shitje

Pjesa e mbetur e aksioneve te shtetit ne Albtelekom qe aktualisht jane 25 %, shume shpejt do te dalin ne shitje. Te gjitha aksionet shteterore ne kompanite publike do te privatizohen brenda ketij katervjecari, ka njoftuar dje ministri Prifti. Sipas Priftit, po behet inventarizimi dhe vleresimi i te gjitha kompanive me kapital shteteror, atyre me kapital te pjesshem shteteror si dhe te pronave publike, me qellim qe brenda 4 viteve te privatizohen pothuaj te gjitha aksionet e tyre. "Ne pak muaj do te privatizohet edhe pjesa e mbetur e paketes shteterore te aksioneve te kompanise se telefonise fikse Albtelekom dhe jemi duke evidentuar te gjitha ndermarrjet me kapital shteteror, ato me kapital te pjesshem, si dhe te gjitha pronat shteterore, me qellim qe brenda 4 viteve te privatizohen pothuaj te gjitha", deklaroi ai. Procedurat per privatizimin e aksioneve te minorances ne ndermarrjet e privatizuara tashme jane gati. Vitin qe shkoi qeveria ka mundur te privatizoje rreth 13 per qind te aksioneve ne pronesi te shtetit ne "AMC" dhe ne disa banka te nivelit te dyte ku shteti zoteronte aksione. Prifti tha se, ka nje strategji shume te fokusuar per te hequr pjesen e kapitalit shteteror per te gjitha ndermarrjet qe sot jane me kapital shteteror.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›