E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trembëdhjetë skulptorë në kërkim “të së resë”

20/07/2009  Dikush abstragon thuajse në “pakuptimësi”, një tjetër ravijëzon një nudo, dikush një vazo e kështu me radhë.

“Në kërkim të skulpturës së re”, kjo është ekspozita që ka mbledhur bashkë trembëdhjetë artistë të rinj në “Galerinë e vogël”. Të përzgjedhur nga kuratori Gentian Tabaku, asistentpedagog në degën e skulpturës, secili prej tyre është përfaqësuar me nga një vepër.

Për Tabakun ky projekt është një përpjekje për të evidentuar tendencat e skulpturës së artistëve të rinj, “në një klimë artistike, ku skulptura zë një vend më të vogël prezantimi në krahasim me gjinitë e tjera të artit”. Ekspozita, e dyta e këtij lloji, në vijim të ekspozitës së organizuar disa vjet më parë, “Skulptura e re në Shqipëri” sjell koncepte dhe gjuhë artistike të larmishme. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 21 korrik dhe synohet të kthehet në një aktivitet të përvitshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›