E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori i shahut fiton kinezja Hu Ji Fan

Hu Ji Fan vetëm 17 vjeç është shpallur kampione e Botës në shah për femra. Në matcin e zhvilluar në Tiranë kinezes i kanë mjaftuar tre fitore dhe asnjë humbje e pesë barazime në mënyrë që dy ditë para përfundimit kampionatit botëror për femra të sigurojë titullin kampion.

Të mërkurën asaj i mjaftonte një barazim me indianen Koneru që të shpallej matematikisht kampion. Por si gjithnjë me stilin e saj agresiv, me kombinacione, të cilat nisnin që nga hapja e për t’u mbyllur me përfundimin e ndeshjes Fan ka dominuar duke realizuar edhe fitoren e katërt në këtë matc e njëkohësisht duke siguruar tillin kampion. Një titull arritur tri ditë para ndeshjes së fundit, gjë e cila ka vënë në vështirësi organizatorët.

Kjo sepse askush nuk është ende i qartë nëse do zhvillohen apo ndeshjet e fundit. Megjithatë një gjë është e sigurt kinezja është kampione e botës. Më nje CV shumë të opasionuar ajo ka nisur hapin e parë të shahut në moshën 3-vjeçare, kur në shtëpi ka mundur të atin e saj. Në moshën 5-vjeçare Fan nuk ka njohur kundërshtar të moshës së saj, për të arritur në 12 vjeç, kur është bërë kampione e Kinës. Në shah secili ka mënyrën e tij apo të saj të të luajturit, por Fan ka diçka komplekse.

Luan në mënyre agresive, por njëkohësisht edhe shume kombinative. Nuk luan kurrë në mbrojtje, por mjeshtërisht e shahut pohojnë se mbrojta e saj është fantastike. Më pak fjalë një loje alla kasparov, mënyra e të luajturit të të cilit ka mbetur vërtet manual në lojën e shahut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›