E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH, kompjuterët: Fatos Beja si denoncoi në prokurori serbët

Veselin Jevrosimoviç / pronari i kompanise fituese serbe me ortak shteatsin Leon Nimani.

Flamur Vezaj

i firmës serbe me kompjuterët e shkollave dhe evazioni fiskal duke fshehur origjinën e mallit, nuk është kallëzuar nga Ministri Beja në prokurori, megjithëse KLSH rekomandoi një gjë të tillë. Zbulohet kështu favorizimi që iu bë kompanisë serbe nga Ministria e Arsimit, edhe pasi u zbuluan shkeljet e kontratës.  Kompania serbe, fituese e tenderit për pajisjen e laboratorëve të informatikës në të gjitha shkollat e arsimit bazë, ka sjellë materiale të falsifikuara të prodhuara në Turqi, me cilësi të ulët dhe disa kabinete kanë mbetur pa u plotësuar.

Këto janë disa nga shumë shkeljet që inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë konstatuar gjatë kontrollit mbi ndjekjen dhe zbatimin e kontratës së furnizimit nga kompania serbe me vlerë rreth 3.8 milion dollarë. Sipas këtij raporti, që Shekulli ka siguruar një kopje, mësohet se Ministria e Arsimit, e drejtuar në atë kohë nga Fatos Beja, jo vetëm që ka favorizuar kompaninë serbe, por kësaj të fundit i ka lëshuar të gjithë fondin e projektit pa kryer inventarizimin e materialeve të sjella dhe kontrollin e mallit, që ka rezultuar se një pjesë e tyre përveç se ishte e falsifikuar edhe nuk punojnë.

Sipas kontrollorëve të KLSH-së, ky inspektim është kryer gjatë muajt shtator tetor 2009 dhe rekomandimet i janë dërguar edhe vetë zyrtarëve të lartë të dikasterit të arsimit, të cilën kanë pranuar se kanë neglizhuar zbatimin e këtij projekti. Ministria e Arsimit, ka caktuar një grup pune, të përbërë nga Fatmir Vejsiu, Hektor Buza, Bajame Allmeta, Agron Pëllumbi, Sokol Milo, Hydajet Kopani, Aurela Bicja, Alida Sterjo dhe Isuf Neli. Si dhe shtetasen Vjollca Merkaj, me detyrë përgjegjëse e sektorit të prokurimit dhe e caktuar nga titullari si pikë kontakti me operatorin ekonomik që do zbatonte kontratën, – thuhet në raport. Sipas këtij të fundit, grupi i punës në asnjë rast nuk është mbledhur për të kontrolluar mallin e dorëzuar nga kompania serbe MpSoft Group dhe CT Computers sipas kontratës së firmosur mes Ministrisë së Arsimit dhe kësaj kompanie me vlerë rreth 3.8 milion USD.

Malli rezultoi se nuk ishte i prodhimit kinez, por imitim i prodhuar në Turqi dhe me një cilësi tepër të ulët. I gjithë malli i ardhur, (edhe pse jo i plotë), është administruar dhe shpërndarë nga vetë kompania fituese pa marrë miratimin e grupit të punës. Gjithashtu, rezulton se malli ka hyrë nga pikë kalimit kufitar i Hanit të Hotit dhe Ministria e Arsimit i ka zhdoganuar pajisjet me çmimin e parashikuar në kontratë, ndërkohë malli ishte tjetër dhe i falsifikuar, – thuhet në raportin që i është dërguar në atë kohë ministrit Beja.

Pranë Ministrisë kompania serbe nuk ka paraqitur asnjë dokument tatimore siç e parashikon ligji për disa pajisje që janë dorëzuar në ministri, duke konsumuar kështu veprën penale të evazionit fiskal. Por, një kallëzim nga ana e KLSH-së apo Ministrisë nuk është paraqitur për këtë rast në Prokurori. Përveç këtyre, inspektorët kanë konstatuar se dikasteri i arsimit ka lejuar derdhjen në llogarit bankare serbe të shumës së projektit, pa kolauduar mallin dhe kontrolluar zbatimin e kontratës.

Pothuajse në të gjithë shkollat mungonte akti i kolaudimit dhe i marrjes në dorëzim të pajisjeve. Ku janë pasqyruar edhe mangësi në plotësimin e specifikimeve teknike të këtyre pajisjeve, pasi mungonin kartat grafike nga 512 MB dhe në vend të tyre ishin sjell kartat me 256 MB, nuk aktivizohej programi Windos Vista. UPS-at duhet të ishin të një firme prodhimi kineze, por rezulton se ishin prodhim imitim turk dhe pa ndonjë markë, thjesht me një etiketë të ngjitur ku nuk shkruhej fare marka e parashikuar në kontratë, – thuhet në raportin e KLSH-së, duke perifrazuar se është bërë mashtrim tregtar nga kompania furnizuese.

Zbatimi i projektit është zvarritur mbi 20 javë, çka sipas KLSH-së, Ministria e Arsimit duhet të penalizonte kompaninë serbe, e cila kishte tërhequr edhe fondin e garancisë prej 10 % të kontratës, e bllokuar në llogarit bankare. Sipas oponencës së dhënë këtij raporti, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kanë pranuar këto zvarritje, duke ngritur më pas edhe një grup tjetër pune, por, pa ndëshkuar në aspektin administrativ apo penal pjesëtarët e grupit të parë të ngritur për të ndjekur dhe zbatuar kontratën mes kompanisë serbe dhe dikasterit të arsimit.

Malli kontraktuar                                                        Malli i furnizuar

Tipi:                           POËERMUST 800 PRO                                             MUSTEK (etiket e ngjitur)

Origj.prodh.:              KINˠ                                                                          TURQI

Dimensionet:            (330 x 100 x 140)                                                          (335 x 95 x 157)

Kapac.i baterisë:      9.0 Ah                                                                            7.0 Ah

Pesho neto:               6,5 kg                                                                              5,3 kg

Koha e karikimit:      4 orë (90 %)                                                                  8 10 orë (90 %)

Manuali                    me adresë e pikë kontakti                                             pa adresë e pikë kontakti

Paraqitja e jashtme e produktit ndryshe nga ajo e paraqitur në internet

Ministria: I penalizuam me 10 % të vlerës së projektit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, reagoi lidhur me lajmin rreth raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për tenderin e zhvilluar në vitin 2008 për Furnizimi me Laboratorë kompjuterikë në arsimin bazë në kuadër të projektit Cilësi dhe Barazi në Arsim i financuar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Saktësojmë se informacioni i dhënë nuk qëndron, sepse: tenderi i zhvilluar në vitin 2008, është fituar nga subjekti përkatës, me 46 % të çmimit të ofertës financiare, me rreth  3.8 milion USD.

Raporti i KLSH-së, është pjesë e raportit paraprak dorëzuar në Ministrin e Arsimit në mars të vitit 2010. Janë edhe tre raporte të tjera të KLSH-së, për këtë tender, deri në raportin përfundimtar, i cili ka rekomanduar detyrat dhe masat që duhet të merrte Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë çështje. Për vonesën e realizimit të projektit, kompania është penalizuar me 10 % të vlerës, sipas përcaktimit të  kontratës. Për diferencë numerike, të pajisjeve sipas kontratës së nënshkruar, kompanisë i është mbajtur shuma respektive e barazvlefshme me koston e këtyre pajisjeve të munguara.

Të vetmet pajisje jashtë specifikimeve teknike ishin UPS dhe për këtë subjektit, nuk i është pranuar produkti, dhe i është mbajtur vlera përkatëse nga shuma totale. Për materialet e pa dorëzuara dhe jashtë specifikimeve, është mbajtur TVSH-ja dhe taksa doganore e paguar më parë nga Ministria. Kontrolli i fundit ushtruar nga KLSH-ja, në Ministrinë e Arsimit në periudhën shtator – dhjetor 2011, ka përfshirë edhe verifikimin e realizmit të detyrave të lëna nga ky institucion, që dikasteri i arsimit i ka plotësuar, – thuhet në reagimin e këshilltarit të ministrit, z.Basri Çollaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›