E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pendohet adoleshentja, denoncon ish-të dashurin për abuzim me të mitur

TIRANË - Një 15-vjeçare ka rrasur në qeli ish-të dashurin duke e akuzuar atë për marrëdhënie seksuale me të mitur. Policia e Tiranës njoftoi sot se ka ndaluar 30 vjeçarin me inicialet F.GJ, pas denoncimit të bërë nga një adoleshente.


Mësohet se me vajzën nuk janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, siç edhe ajo vetë ka pohuar. Ndërsa ka vendosur të denoncojë ish-të dashurin pas prishjes së marrëdhënies sentimentale mes tyre. Gjithsesi, mbi të riun rëndon akuza e "Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur".


Në komunikatën e policisë thuhet se "dje në mesditë nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve është ndaluar 30 - vjeçari nga Tirana, pasi po dje në orët e para të mëngjesit ka deponuar një kallëzim penal, një shtetase 15 vjeçare, e cila ka deklaruar se në muajin shtator 2008 dhe në vazhdimësi, shtetasi i mësipërm ka kryer marrëdhënie seksuale me të".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›