E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet grupi i kosovareve, tentonin Italine

Durres- Nje grup kosovaresh prej 7 personash, mes te cileve edhe nje femer, jane ndaluar ne portin e Durresit ne tentative per te emigruar ne Itali me dokumente gjermane, zvicerane dhe serbe. Te dyshuarit jane kapur ne terminal gjate perpunimit ne sportele nga policia kufitare brenda fundjaves dhe u vune nen akuze per "kalim te paligjshem te kufirit" dhe "falsifikim". Te gjithe tentonin te udhetonin me tragetin e linjes Durres-Bari. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit e proceduar jane Shkodran Kryeziu 22 vjec, banues ne fshatin Rugove te Gjakoves, me nje leje qendrimi gjermane e falsifikuar, Miftar Limani 20 vjec, banues ne Viti, me leje qendrimi gjermane, Ambroz Lucia 37 vjec, banues ne Gjakove, me leje qendrimi zvicerane dhe Ganimet Gashi, 42 vjece, banuese ne Landovice te Prizrenit, me leje qendrimi gjermane. Kurse ne gjendje te lire po hetohen tre te tjeret me inicialet B. L., 22 vjec, nga Prishtina, me pasaporte kosovare, me gjeneralitete te nje tjetri, D. H., 37 vjec, banues ne Malisheve, me pasaporte serbe ne emer te te vellait dhe F. A., 23 vjec, banues ne Peje, me nje dokument gjerman "taravel" ne emer te te vellait.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›