E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti, Balles: Merru me borxhlinjte qe ke neper kazino

"Leri shpifjet z. Balla dhe merru me borxhlinjte qe ke neper kazinote e Tiranes", ishte kjo nje nga frazat me te cilat keshilltarja e ministrit te Energjetikes, Matilda Merxhani, i eshte pergjigjur deputetit te Partise Socialiste, Taulant Balla, i cili dje e akuzoi Priftin per mungese profesionalizmi. "Nuk po e ben bindese punen e tij, si papagalli i Partise Socialiste me keto deklarata thashethemesh ne kafenera apo kazino, vendi ku perqendrohet ne pjesen me te madhe te dites se tij deputeti Balla",-tha Merxhani. Menaxhimi i situates aktuale ne prefekturen e Shkodres u monitorua dhe u falenderua nga e gjithe bota, duke u bazuar ne analize te detajuar per angazhimet e marra. Kjo vlen shume me teper se mesazhi i politizuar jo oponent, por keqdashes i Balles. "E gjithe kjo, fale eksperiences shumevjecare dhe te suksesshme ne kete fushe dhe prane kesaj ministrie te ministrit Prifti qe pervec z. Ruli, asnje politikan tjeter nuk e ka. CV-ja e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z Dritan Prifti eshte e publikuar ne faqen e METE-s, per te gjithe te interesuarit. Per sa i perket edukimit profesional, i sigurojme z. Balla, njoftojne burimet zyrtare ne METE se, se edhe nje mesues anglishteje mund te jete nje lider i suksesshem. "Nderkohe qe nese nuk e njeh Universitetin e "HARVARD", USA, ku z. Prifti eshte diplomuar per programin e masterit 1-vjecar me kohe te plote per Shkencat Administrative, universitet ku kane perfunduar studimet, perfaqesues te vlerave shume te medha nderkombetare. Gjithashtu Prifti eshte diplomuar per programin e masterit 3 vjecar me kohe te plote ne Administrim Biznesi ne universitetin e New Mexico. "Per fat te mire z. Dritan Prifti, nuk ka ne CV-ne e tij, ndalime nga policia per dyshime ne pjesemarrje per trafikim droge", perfundon deklarata e Ministrise se Energjetikes.
Deklarata
"Per fat te mire z. Dritan Prifti, nuk ka ne CV-ne e tij, ndalime nga policia per dyshime ne pjesemarrje per trafikim droge. Leri shpifjet z. Balla dhe merru me borxhlinjte qe ke neper kazinote e Tiranes", ishte kjo nje nga frazat e keshilltares se ministrit te Energjetikes, Matilda Merxhani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›