Nafta Virxhin PS sulmon serish Qeverine
Partia Socialiste vijon serish akuzat ndaj Qeverise persa i perket korrupsionit te perfolur ne lidhje me naften ne ditet e fundit. Sekretari i Keshillit Ekonomik ne PS Ervin Bushati deklaroi dje se 3 milion euro eshte vlera minimale e trafikut masiv me naften bruto te hedhur ne treg nga skema e organizuar mire dhe me fitime kolosale per pushtetin.
Sipas Bushatit kete fakt e deshmoi edhe vala e arrestimeve e cila shfaqi para shqiptareve Cunamin e korrupsionit me lengun vrases qe shkaterron shendetin dhe djeg xhepin e cdo qytetari ne vend. 63 milione Euro eshte vlera e tregut vetem me kaq sa dime sot te ketij trafiku ne mes te dites me lengun vrases 63 milione Euro eshte vetem vlera e perfitimit. per nje qarkullim minimal prej 50.000 tonesh per trafikantet qe cuditerisht nuk i ka pare dhe nuhatur asnje segment i policise apo i shtetit. Shqiptaret jane mesuar tanime me cudite e perseritura qe bejne shume biznese dhe qe prodhojne shume leke per dike hellip diku aty lart ne qeveri - deklaroi Bushati. Ai shtoi gjithashtu. se perfitimet dhe trafiku nga kjo nafte ka qene njesoj si ne Gerdec madje shtoi se ne kete trafik me lengun vrases ishin te perfshire tatimet doganat ministria e Financave institucione te kontrollit te karburanteve transportit ministria e Ekonomise pra vete shteti. Bushati theksoi gjithashtu. se demi ekonomik dhe shendetesor eshte shume me i madh se 63 milion euro madje ai eshte paguar me para dhe me semundje nga cdo qytetar normal qe blen me besim ne treg naften Virxhin si te ishte karburant normal.