PD miraton Fullanin edhe për një mandat

Ardian Fullani
Ashtu siç edhe pritej mazhoranca ka miratuar në Komisionin e Ekonomisë kandidaturën e Ardian Fullanit për një mandate të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e tij.
Fullani, i cili prej shtat vitesh është guvernator i BSH-së u dekretua nga Presidenti i Republikës për një mandate të dytë shtat vjeçar.
Kandidatura e tij pritet që nesër të kaloi për miratim në Kuvend.